Lajme
Gjenerali Qehaja për sulmin terrorist në Banjskë: Qëllimi ishte shpallja e autonomisë
Demokracia
15:13 | 03 Tetor 2023

Share:

Ramadan Qehaja, gjeneral i pensionuar, ka dhënë një intervistë në RTV 21, ku ka folur në lidhje me sulmin terrorist të serbëve më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sipas gjeneralit Qehaja, grupi i armatosur synoi shpalljen e autonomisë në veri të Kosovës.

“Fillimisht duhet theksuar se serbët kanë përgatitur në mënyrë sekrete sulmin terrorist ne brendi te territorit tone dhe dihet cka ndodhi pastaj pati humbje njerëzore u vra polici jonë dhe u plagosën policët tanë, pastaj u vranë 3 sulmues serb. Ka pasur shkëmbim zjarri dhe rrezikshmëria ishte e madhe, pra qëllimi i tyre ishte që të marrin objektet dominante deri në lumin Ibër dhe ta shpallin autonominë.” – deklaroi ai.

Milan Radojçiq / 10 ditë pas sulmit terrorist, Policia e Serbisë e arreston Milan Radojiçiqin
Qehaja vlerësoi se ekziston mundësia e përsëritjes së rastit “Panda”, ku në vitin 1998, Serbia kishte vrarë disa të rinjë në Pejë, duke e fajësuar UÇK-në për sulmin terrorist.

“Unë kujtoj që prej detashimit të mjeteve në brendi të territorit tonë dhe duke i pasur ato në një gatishmëri për përkrahjen e forcave të reja që duhet të hyjnë në territorin tonë dhe të krijojnë një territor të lirë e deri te, sipas mendimit tim, ekziston mundësia e vrasjes së qytetarëve tanë për tua lënë fajin policisë sonë si në rastin “Panda” dhe nuk duhet harruar ai rast dhe forma të tjera pra me një formë rreziku për përsëritje të situatës ende ekziston dhe duhet të ketë kontrolle rigoroze të kufirit dhe territorit në brendi.” – shtoi ai për RTV 21.

Të ngjashme