Lajme
Gjendet pa shenja jete një person pranë lumit në Pejë
Demokracia
18:27 | 22 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se ne fshatin  Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit, Njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, tha Rugova.

Ai tha më tej se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë për obduksion.

Sipas tij rasti cilësohet Hetim i Vdekjes./Demokracia.com/

Të ngjashme