Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Demokracia
18:16 | 30 Tetor 2023

Share:

Sot në orën 15:00 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë policia ka pranuar një informatë për një person të alivanosur, por kur ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e viktimës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Ahmeti për Express.

Policia ka nisur një hetim mbi këtë vdekje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, u shpreh ajo.

 

Të ngjashme