Lajme
Gjendet pa shenja jete një 66 vjeçar në Skenderaj, Policia nis hetimet
Demokracia
17:37 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Një 66 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Hetim i vdekjes/Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuqicë të Skenderajt,  është gjetur pa shenja jete viktima i  moshës 66 vjeçar”, tha Zahiti.

Ai tha më tej se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.

Sipas Zahitit, me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme