Lajme
Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 81 vjeçar në Mitrovicë, rasti po hetohet
Demokracia
16:15 | 08 Prill 2023

Share:

Një person, 81 vjeçar është gjetur pa shenja sot rreth orës 13:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, siç u shpreh ai me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Të ngjashme