Lajme
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Han të Elezit
Demokracia
10:04 | 22 Mars 2023

Share:

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Gorancë të Han Elezit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeti është larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës pa incidente.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë, skaj të rrugës, kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme