Lajme
Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Mitrovicë
Demokracia
08:47 | 23 Tetor 2022

Share:

Një burrë është gjetur i vdekur dje në banesën e tij në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së shtunës është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë 22.10.2022 – 14:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion.

Të ngjashme