Lajme
Gjenden të vdekur 6 emigrantë në kufirin Kanada-SHBA, mes tyre një fëmijë
Demokracia
21:25 | 31 Mars 2023

Share:

Gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, u gjetën të vdekur në një moçal pranë kufirit të Kanadasë me SHBA- në pasi u përpoqën të kalonin ilegalisht në territorin amerikan, tha policia kanadeze.

Ato janë dy familje, njëra nga India dhe tjetra nga Rumania.

Viktimat u gjetën të enjten në një zonë moçalore të lumit St. Lawrence pranë një varke të përmbysur që i përkiste një burri aborigjen.

Nuk dihet edhe fati i një fëmije. “Policia beson se një fëmijë i familjes rumune nuk është gjetur dhe ne do të vazhdojmë kërkimet. Ne besojmë se ata të gjithë po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në SHBA nga Kanadaja, tha Leigh-Ann O’Brien, zëvendës-shefi i policisë lokale, në një konferencë shtypi.

Viktimat janë pesë të rritur dhe një fëmijë nën moshën 3 vjeçare. Të dy fëmijët janë “të lidhur me familjen rumune” dhe kishin pasaporta kanadeze, tha O’Brien.

Policia është në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore dhe toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau ranë dakord të ndalonin azilkërkuesit që përpiqeshin të kalonin në Kanada përmes kalimeve kufitare “jozyrtare”. Vendimi u kritikua nga disa që mendonin se refugjatët dhe emigrantët do të rrezikonin më shumë duke zgjedhur kalime të tjera. /abcnews.al

Të ngjashme