Lajme
Gjenden substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Demokracia
09:32 | 21 Prill 2023

Share:

Janë gjetur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Policia ka njoftuar për dy raste, ku tek i pari është gjetur e konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërkaq tek rasti i tyre, 1.2 gram kokainë.

“Qendra Korrektuese – Dubravë 19.04.2023 – 12:20. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar”.

“Qendra Korrektuese – Dubravë 18.04.2023 – 11:30. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme