Lajme
Gjatë bastisjes drejtorit të KEK-ut i përkeqësohet gjendja, dërgohet në QKUK
Demokracia
17:06 | 19 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion të bastisjes në KEK. Në këtë aksion është bastisur edhe zyra e drejtorit të kësaj korporate, Nagip Krasniqi, i cili po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati i Krasniqit, Taulant Ferizi, ka bërë me dije se klientit të tij gjatë bastisjes i është përkeqësuar gjendje shëndetësor.

Ai ka treguar se Krasniqi tani ndodhte në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në QKUK është e pamundur me u trajtu shkaku që salla e emergjecnës ku duhet me u kry procedurat EKG kanë qenë të mbushura plotë, për më tepër edhe privatësia aty është zero. Ai ndodhet në QKUK., atij nuk është duke iu leju me zgjedh mjekut që do me u trajtu”, ka thënë Ferizi për Insader.

Ai ka kritikuar aksionin e policisë, duke thënë se ka qenë i paligjshëm.

Avokati ka vlerësuar se policia nuk ka pasur urdhër për bastisjes.

“Bastisja fillimisht është tërësisht e kundërligjshme procedurat që janë ndjek prej anës së policisë dhe organeve tjera kompetente janë tërësisht në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale. Fillimisht një urdhër të shkruar prej gjyqtarit të procedurës paraprake nuk ka e para kjo, ai urdhër mundet me u marrë retroaktivisht mirëpo momentalisht nuk ka. Ne kemi kërku prej zyrtarëve policor me u saktësu se çka është duke u kërkuar nga kjo procedurë, të saktësohet se cilat prova kanë me u marrë mirëpo përgjigja e tyre ka qenë; gjithçka që ka të bëjë me aspektin personal edhe privat, pa marrë parasysh a është lap-topi i punës, a është kompjuteri i cili është në pronësi të KEK-ut etj”, është shprehur Ferizi.

Ndër të tjera, avokati ka mohuar klienti i tij ka refuzuar të hap derën e banesës për bastisje.

“Jo nuk është e vërtetë që drejtori ka refuzuar me iu bastisë banesa, drejtori pas ardhjes së policisë një numër goxha të madh të policisë për bastisje edhe për jo profesionalizmi të tyre që është tregu ka kërku që të dërgohet në QKUK. Kanë ardhë ekipet mjekësore të emergjencës edhe e kanë vlerësu që i njëjti ka nevojë me u dërgu në QKUK”, ka thënë ai.

Kjo është vepra penale për të cilën po dyshohet Krasniqi

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, sipas burimeve të Naiconales, pritet të arrestohet nga Njësiti për Krime Ekonomike.

Nacionale ka mësuar se Krasniqi po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i autoritetit apo pozitës zyrtare”.

Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Kodi Penal i Kosovës këtë vepër e sanksionon me dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim.

Në rast se personat zyrtar që kryejnë këtë vepër penbale tejkalojnë shumën e dëmit në 5 mijë euro, atëherë dënimi është me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet.

Të ngjashme