Lajme
Gjashtë të vdekur në aksidentin e avionit privat afër Los Anxhelosit
Demokracia
09:44 | 09 Korrik 2023

Share:

Gjashtë persona në bordin e një avioni të vogël vdiqën kur ai u rrëzua dhe u dogj në një fushë pranë një aeroporti afër Los Anxhelosit të shtunën, thanë autoritetet lokale dhe federale.

Avioni, një aeroplan biznesi Cessna C550, po udhëtonte nga Las Vegas dhe u rrëzua pranë aeroportit French Valley në Riverside, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 4:15 të mëngjesit, tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.

“Pasagjerët dhe piloti që vdiqën ishin të gjithë të rritur”, tha Elliott Simpson, një hetues i aviacionit për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit, në një konferencë shtypi.

Aeroplani në pronësi private u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi iu desh të ulej pa dashje, për shkak të kushteve jo të mira.

“Kushtet dukej se i kishin përmbushur standardet minimale për një ulje në aeroport”, tha  Simpson.

Të ngjashme