Lajme
Gjashtë sirianë tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë
Demokracia
10:41 | 19 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, në veturën e të cilëve janë gjetur 6 sirianë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Kamen, Leshak dhe është raportuar dje rreth orës 12:40.

KONTRABANDIM ME MIGRANTË/ Fshati Kamen, Leshak 18.09.2022 – 12:40. Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë.

Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme