Lajme
Gjakovari qëllon veten aksidentalisht me pistoletë që përdoret për neutralizimin e kafshëve
Demokracia
10:13 | 20 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person e ka qëlluar vetën aksidentalisht me pistoletë që përdoret për neutralizimin e kafshëve.

Viktima sipas Policisë është dërguar në Spitalin e Gjakovës, e pastaj është transferuar në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm.

“Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës aksidentalisht ka qëlluar veten me një pistoletë e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme