Netflix ka lajmëruar se seriali Ginny & Georgia do të ketë një pjesë të dytë.
Seriali ka si tematikë marrëdhënien mes një nëne dhe së bijës adoleshente dhe peripecive të historisë së tyre, transmeton Demokracia.com
Sezona e re do të ketë 10 episoda nga një orë dhe përcjell se si Ginny dhe vëllau i saj i vogël ia mbathin me motoçikletën e Georgia’s dhe zbulojnë më shumë për të kaluarën kriminale të nënës së tyre.
“Ne gjithmonë kemi dashur që sezona 1 të përfundojë me Ginny duke mbrojtur nënën e saj dhe duke bërë kështu, edhe ajo përfshihet në këtë të kaluar”, ka thënë producentja Sarah Lambert./Demokracia.com/