ShowBiz
Getinjo dhe Vivien në pushime së bashku
Demokracia
11:21 | 16 Korrik 2023

Share:

Reperi Getinjo dhe modelja Vivien Thano, janë një çift mjaft i pëlqyer nga publiku në rrjetet sociale.

Shpesh, dyshja ndajnë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme që lidhen me jetën e tyre të përditshme.

Së fundmi, Getinjo dhe Vivien kanë treguar se janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi, ku si destinacion kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë.

Vivien Thano gjatë pushimeve në Shqipëri (Foto: Vivien Thano/Instagram)

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët mbrëmjen e së shtunës në Instagram, ku shihen duke shijuar një përqafim të ngrohtë me njëri-tjetrin në pishinë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilave kanë qenë komplimente për harmoninë mes çiftit.

Getinjo dhe Vivien (Foto: Vivien Thano/Instagram)

Getinjo dhe Vivien përndryshe u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Të ngjashme