Sport
Gerrard në bisedime për të marrë “timonin” e kombëtares evropiane, mund të përballet me Shqipërinë në Tiranë
Demokracia
20:58 | 10 Janar 2023

Share:

Steven Gerrard raportohet se është në bisedime për t’u bërë trajner i Kombëtares së Polonisë.

Polonia u nda me Czeslaw Michniewicz muajin e kaluar pas humbjes 3:1 ndaj Francës në raundin e 16-të të Kupës së Botës.

Mbështetësit ishin të zhgënjyer me paraqitjet e Polonisë në Katar, i cili arriti të shënonte vetëm tre gola, pavarësisht se Robert Leëandoëski ishte sulmues kryesor.

Sipas mediumit polak Meczyki, FA polake tashmë ka kontaktuar me Gerrard në lidhje me postin e përzgjedhësit, transmeton Demokracia.com.

42-vjeçari, i cili më parë drejtoi Aston Villan në Premierligë, thuhet se po shqyrton ofertën.

E nëse Gerrard bëhet trajner i Polonisë, ai do të zbarkojë edhe në Tiranë, për faktin se Shqipëria dhe Polonia janë në Grupin E në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”./Demokracia.com/

Të ngjashme