Sport
Gerhard Progni “Ylli i Javës”
Demokracia
11:32 | 03 Maj 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare,  vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i Javës” për xhiron e 32-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i SC Gjilani , Gerhard Progni.

Sulmuesi 35-vjeçar ishte vendimtar në fitoren që Gjilani e arriti si mysafir në Lipjan kundër Ulpianës, 4:0, duke shënuar tre gola. Ai realizoi në minutat 35’, 44’ e 72’.

Kjo është hera e tretë që sulmuesi nga Shqipëria shpallet “Ylli i Javës”. Ai për herë të parë ishte shpallur fitues i këtij çmimi në javën e 6-të, kurse më pas edhe në javën e 18-të. Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje. Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të. /Demokracia.com

Të ngjashme