Sport
Georgina Rodriguez i bën dhuratë super-luksoze Ronaldos
Demokracia
16:10 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Georgina Rodriguez ia ka bërë një dhuratë luksoze partnerit të saj, Cristiano Ronaldo.

Modalja spanjolle i ka blerë një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, një makinë Rolls Royce.

Ronaldo është parë në Instagramin e tij duke kaluar kohë në shtëpi me familjen e tij dhe duke marrë disa dhurata shumë luksoze nga partnerja e tij që duket të jetë një Rolls Royce krejt e re, e cila mund të vlerësohet me një çmim mbi 250 mijë funte (284 mijë euro).

Ronaldo postoi dhuratën e tij të re në Instagram. “Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Ronaldo sipër imazhit që postoi në InstaStory për 523 milionë ndjekësit.

Familja e futbollistit u fotografua e ulur në makinë përkrah një burri të veshur si babadimri.

Të ngjashme