Lajme
Genc Prelvukaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë, zbulon detaje nga biseda me ta
Demokracia
18:41 | 18 Qershor 2023

Share:

Këngëtari Genc Prelvukaj ka shkuar në Hagë që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së.

Prelvukaj përmes një postimi në Facebook njoftoi se është takuar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Postimi i plotë:

Sot, pata kenaqesine te takoj ne Hage, disa prej krereve te luftes dhe kontribuesit me te medhenj te themelimit te shtetit te Kosoves, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Te forte si shkembinj, me te ri se kurre, te dashur e te çelikte si çdohere tjeter. Dy ore e gjysme qe kaluan sa çel e mbyll syte. Njerez qe transmetonin pozitivet, force dhe dashuri te madhe per vendin.

Unike e shume te lidhur mes vete, krenare e te pathyeshem, secili prej tyre me dha ndjesi pozitive duke reflektuar besimin qe, sikurse edhe cdo beteje tjeter, edhe kete stuhi qe kane para vetes, do ta mposhtin njehere e mire.

Burgu dukej shume i vogel perballe historise se Thaçit e madheshtise se Veselit.

Të ngjashme