Lajme
Gazprom: Furnizimi i BE-së me Nord Stream 1 do të shkurtohet edhe më tej
Demokracia
22:41 | 25 Korrik 2022

Share:

Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka bërë të ditur se do t’i zvogëlojë edhe një herë në mënyrë drastike furnizimet me gaz për Bashkimin Evropian përmes tubacionit të tij kryesor për shkak të punëve të mirëmbajtjes.

Gazprom deklaroi se ndalimi i një turbine tjetër në tubacionin Nord Stream 1 do të reduktonte prodhimin ditor të gazit në 20 përqind, duke e përgjysmuar nivelin aktual të furnizimit.

Qeveria gjermane tha se nuk kishte asnjë arsye teknike për të kufizuar furnizimin me gaz.

Kjo ka mundësi ta bëjë më të vështirë për vendet e BE-së rimbushjen e rezervave të gazit përpara dimrit.

Tubacioni Nord Stream 1, i cili shpërndanë gazin nga Rusia në Gjermani, ka funksionuar shumë nën kapacitetin për javë të tëra dhe u mbyll plotësisht për dhjetë ditë për shkak të mirëmbajtjes në fillim të këtij muaji.

Rusia e furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar, BE-ja e ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë.

Komisioni Evropian u ka kërkuar vendeve që ta reduktojnë përdorimin e gazit me 15% gjatë shtatë muajve të ardhshëm pasi Rusia paralajmëroi se mund të frenojë ose ndalojë plotësisht furnizimet.

Çmimet e gazit me shumicë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme