Lajme
Gazetarja dhe kameramani i IndeksOnline sulmohen nga protestuesit në Leposaviq
Demokracia
19:26 | 16 Qershor 2023

Share:

Ekipi i portalit IndeksOnline i përbërë nga gazetarja, Laura Kerolli, dhe kameramani, Ardijan Shala, janë sulmuar fizikisht sot në Leposaviq.

Kerolli dhe Shala kanë marrë lëndime trupore, ndërsa po ndiqeshin dhe sulmoheshin nga protestues serbë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, deri tani në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, janë raportuar pesë raste të sulmeve fizike në drejtim në ekipeve të mediave shqip-folëse.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve gazetarë që ta prioritizojnë mirëqenien e tyre.

Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të ngjashme