Sport
Gazetari i njohur italian: Rrahmani ka fituar garën me Manolas për vendin e titullarit
Demokracia
13:33 | 27 Shtator 2021

Share:

Napoli po kalon formë të jashtëzakonshme në gjashtë xhirot e para kampionale në elitën e futbollit italian.

Skuadra që po drejtohet nga tekniku italian, Spalletti pozicionohen në vendin e parë me 18 pikë, shkruan Demokracia.com.

Një nga lojtarët më të dalluar në këtë fillim fantastik të Napolit është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani ka startuar në secilën nga tri takimet e fundit në Serie A për Napolin, duke ndihmuar ekipin për ta mbajtur portën e paprekur në secilën prej tyre.

Sipas Di Marzios, me këtë formë të kosovarit, ai do t’ia zë vendin grekut Manolas në partneritetin me Kaliodu Koulibaly.

Me Gattuson, ai ishte opsioni i katërt i mbrojtjes dhe nuk dha garancitë e nevojshme për të fituar pozicionin e fillimit, gjersa me lamtumirën e Maksimoviç ai u bë zëvendësuesi i parë për Manolas dhe Koulibaly, por nga ndeshja kundër Udinese ai tashmë ka startuar gjithmonë nga fillimi, të cilët Napoli nuk ka pësuar asnjë gol në Serie A në këto tre ndeshje.

Kosovari duket se ka gjetur jo vetëm besimin që e kishte dalluar me Veronën e Juric, por edhe mirëkuptimin e duhur me Koulibaly dhe jo vetëm Rrahmani përfiton prej tij, por i gjithë Napoli. /Demokracia.com

Të ngjashme