Lajme
Gazetari i ekonomisë: Kilovati po blihet më lirë se para pandemisë, por Bordi i ZRrE-së nuk ngutet ta ulë çmimin e energjisë, i duhet leje nga Martin Berishaj
Demokracia
17:39 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Për rritjen e faturave të energjisë dhe reagimeve të shumta që po bëjnë qytetarët, ka folur edhe gazetari i ekonomisë, Lavdim Hamidi.

Ai në një postim në Facebook ka bërë edhe disa pyetje, për të cilat sipas dij dikush duhet të jap përgjigje.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kush ka përgjigje në këto pyetje?

Tash kur një megavat energji elektrike po blihet me 21 euro qysh mundet mu arsyetu rritja enorme e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë?

Nëse ju kujtohet para një viti ZRRE-ja ishte ngutur me urgjencë mi shtrenjtu tarifat e rrymës me arsyetimin se mbi 600 euro po shitet një megavat energji elektrike në tregjet ndërkombëtare!

Pse nuk po i ngutet ZRRE-së me i zbritë tarifat e rrymës kur çmimi i kësaj te fundit është ma i lirë se para pandemisë? (Veç 21 euro)

Përgjigje:

Nuk i ngutet ZRRE-së e Bordit të saj që është zgjedhur nga deputët e VV-së pa e marrë lejen nga Martini!

ZRRE dhe KESCO mos lueni poçe me konsumatorë!

Të ngjashme