Lajme
Gazetari gjerman: Rusia del, Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës
Demokracia
13:55 | 22 Prill 2022

Share:

Kosova pritet të anëtarësohet “së shpejti” në Këshillin e Evropës, raporton gazetari i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, bazuar në burime brenda organizatës.

Martens, korrespodent i “FAZ” në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar sot në rrejtin social “Twitter” se Kosova shumë shpejtë do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës në vend të Federatës Ruse, e cila u përjashtua nga këshilli disa javë më parë.

Sipas Martensit, pas krijimit të një klime të re politike në botë anëtarësimi i Kosovës në KE përbën një lajm të mirë.

“Rusia jashtë, Kosova brenda? Disa burime kredibile konfirmojnë se Kosova ‘së shpejti’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit si anëtar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës”, shkroi sot Martens.

Martens ka paralajmëruar detaje të tjera në një artikull, i cili pritet të publikohet të shtunën në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Këshilli i Evropës është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

Kjo organizatë aktualisht ka 47 shtete anëtare. Këshilli i Evropës është një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje detyruese, por ka fuqinë për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare të përzgjedhura e të arritura nga shtetet evropiane për tema të ndryshme.

Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se GJND-ja e cila është organ i Këshillit është marrë edhe vendimi i rëndësishëm me anë të së cilit është vërtetuar se pavarësia e Kosovës nuk ka shkeluar asnjë ligj ndërkombëtarë.

Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës pasi e sulmoi Ukrainën dhe kjo është parë si mundësi shumë e mirë për Kosovën pasi nuk mund të përdoret vetoja, shkruan Paparaci.

Rusia u largua nga kjo organizatë pas 26 vjetëve kur u anëtarësua.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar javë më parë se janë duke punuar maksimalisht për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosova do të aplikoj për anëtarësim në KE.

Të ngjashme