Lajme
Gazetari britanik që raportoi për luftën në Kosovë rrëfen për masakrën e familjes Deliu
Demokracia
23:31 | 23 Prill 2024

Share:

Gazetari britanik, Julius Strauss i cili raportoi përgjatë luftës në Kosovë,  tha se masakra në Abri të Drenasit, ishte masakra më e madhe që ai kishte mbuluar gjatë punës së tij si gazetar.

Strauss tha se në atë masakër kishte parë trupa të varrosur të 23 shqiptarëve  në mesin e tyre gra dhe fëmijë shumë të vegjël.

“Kam mbuluar disa masakra e në Abri ishte e para e madhe që mbulova. Nuk isha aty kur ndodhi e as menjëherë pasi kishte ndodhur, kolegu im Vaughn Smith ishte aty. Unë arrita vetëm disa ditë më vonë,  pastaj takova Ymer Deliun, i cili ishte xhaxhai i një djali të vogël, Besnikut i cili ishte i mbijetuari më i vjetër i masakrës dhe s’di të them “i magjepsur” nuk është  fjala e duhur, por disi isha ndihesha që kjo ngjarje duhej të mbulohej, të përcillej. Po punoja me Lemanin, që ishte përkteyesi im, ishim ekip i shkëlqyeshëm. Ymeri na dërgoi te vendi ku kishte varrosur trupat e Masakrës së Abrisë, 23 viktima. Dhe kur ishim aty, ishte një pamje  shumë depresive, shumë e pikëlluar  varret e shumë grave dhe fëmijëve, disa fëmijë shumë, shumë të rinj. Derisa ne ishim aty, serbët ishin ende të vendosur në Likoc, vetëm 1-2 km larg dhe së pari filluan të shtinë mbi neve, e pastaj të granatonin vendin. Mendoj që kjo më inatosi shumë, ndonëse isha i inatosur më parë, por kjo më irritoi me të madhe”, rrëfeu gazetari Strauss në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1.

Më tej, ai theksoi se pavarësisht që përgjatë asaj periudhe ai punonte për Daily Telegraph, ai po atë ditë me t’u kthyer në Prishtinë ishte inkuadruar në lajmet e drekës në BBC-i ku kishte raportuar githë ngjarjen se çfarë po ndodhte në Abri të Drenasit.

“Atë ditë u ktheva në Prishtinë dhe më kujtohet që u kyça drejtpërdrejtë në lajmet e drekës të BBC-së. Nuk punoja për BBC-në atëherë, punoja për Daily Telegraph, por u inkuadrova në lajmet e drekës dhe raportova çfarë po ndodhte. Pastaj ruajta lidhjen me atë familje  me muaj, kthehesha te ta rregullisht. Pjesë e kësaj lidhjeje ishte deri diku motivim gazetaresk e një pjesë u bë një lidhje humanitare pothuajse një miqësi “, shtoi gazetari britanik.

Të ngjashme