Lajme
Gara për drejtor të SHSKUK-së në mes të Sejdiut dhe Krasniqit
Demokracia
20:37 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, ka njoftuar se Gjykata Supreme ka vendosur ta rikthejë në krye të bordit.

Dikur, ishte drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Basri Sejdiu, ishte shkarkuar nga Bordi i Përhershëm, me 6 Korrik 2020 me arsyetimin se ka treguar performancë të dobët.

Specialisti i mjekësisë Interne, ndoqi rrugët ligjore për të kundërshtuar këtë vendim.

Institucioni më i lartë gjyqësor, Gjykata Supreme këtë të Martë kishte vendosur në favor të këtij të fundit.

Supremja hodhi poshtë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit për shkarkim duke e pranuar ankesën e Basri Sejdiut për ta rikthyer në pozitën e drejtorit.

Në lidhje me këtë është prononcuar vetë Sejdiu  në një debat televiziv.

Ai shkarkimin e tij po vazhdon ta quaj të jashtë ligjshëm.

Pas shkarkimit të Sejdiut, detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit i’u besua Infektologut, Valbon Krasniqi.

Muaj më vonë me 25 nëntor SHSKUK hapi konkursin për pozitën e drejtorit .

Më 6 janar, u publikua edhe lista e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret në konkursin për drejtor të këtij institucioni.

Pjesë e garës ishin pesë doktorë: Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata, Basri Lenjani dhe Valbon Krasniqi.

Krasniqi ishte eliminuar nga ky konkurs për mungesë të përvojës menaxheriale.

Megjithatë ai u kthye përsëri, dhe pas një gare mes tij dhe drejtorit të emergjencës Basri Lenjanit, Krasniqi doli fitues.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së e zgjodhi atë si drejtor .

Por këtë konkurs si skanadaloz po e cilëson ish-drejtori Basri Sejdiu.

Ai pretendon se përzgjedhja e Krasniqit u bë për arsye politike.

Këtij të fundit përmes një telefonate i ka reaguar drejtori i tanishëm njëherësh edhe infektologu Krasniqi.

Sejdiu ishte shkarkuar në korrik nga detyra në krye të SHSKUK-së, ndërsa ai ishte ankuar në Inspektorat të Punës.

Në shkallën e parë ishte konstatuar një mori shkeljesh në shkarkimin e Sejdiut nga Bordi Drejtues dhe ishte kërkuar kthimi i tij në punë. /T7

Të ngjashme