Sport
Gabimi amatoresk i Neuer përpak sa nuk i kushtoi me gol Bayernit, Moreno dështon të shënojë nga rreth 60 metra
Demokracia
22:29 | 06 Prill 2022

Share:

Villarreali është duke udhëhequr minimalisht 1:0 ndaj Bayern Munichut në takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur 20 minuta drejt fundit.

Megjithatë, “nëndetësja e verdhë” ka mundur shumë lehtë ta dyfishojë avantazhin e saj në minutën e 62-të, shkruan Demokracia.com.

Manuel Neuer, portiere gjerman i Bayernit bëri një gabim amatoresk në afërsi të gjysmës së fushës, kur doli me gjithë topë.

Harkimi i tij i dështuar përfundoi në këmbët e Gerard Morenos i cili tentoi nga më shumë se 60 metra të realizonte në portën bosh, por topi shkoi shumë pranë portës.

Manuel Neuer njihet për ‘rrezikimet’ e llojit të njëjtë, pork jo ka mundur t’i shkaktoj shumë probleme skuadrës së tij që po has në vështirësi në Spanjë.

PAMJET:

Të ngjashme