Sport
Futbollisti shqiptar me dedikim të veçantë për të dashurën, pas golit në minutat shtesë
Demokracia
12:54 | 21 Gusht 2022

Share:

Myrto Uzuni gjeti golin e parë sezonal me Granadën, pasi shënoi në minutën e parë shtesë të ndeshjes ndaj Racing Santander, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij.

Sulmuesi shqiptar mori një top nga krahu i djathtë i sulmit, hyri në zonë dhe shënoi një gol vërtetë të bukur, duke marrë duartrokitjet e të pranishëmve në stadium.

Pikërisht aty ishte edhe e dashura e sulmuesit beratas, Uarda Hyseni, e cila mori një mesazh në letër nga Uzuni, ku shkruhej: Je aq e bukur sa një gol në minutën 90’+.

Myrto Uzuni dhe Uarda Hyseni janë prej disa muajsh bashkë, çka konfirmohet edhe nga fotot që postojnë vazhdimisht në rrjetet sociale. /Demokracia.com

Të ngjashme