Sport
Futbollisti i Prishtinës i jep fund beqarisë
Demokracia
20:53 | 22 Mars 2022

Share:

Futbollisti i Prishtinës, Agim Zeka ka njoftuar se është kurorëzuar, duke i dhënë fund beqarisë.

Zeka ka publikuar disa fotografi me partneren e re, Arbnore Pecin, shkruan Demokracia.com.

“Zotëri dhe zonja Zeka” – ka shkruar shkurtimisht Zeka në llogarinë e tij në Facebook.

Çifti, të cilët u fejuan në qershor të vitit që lamë pas, janë kurorëzuar në Prishtinë ndonëse nuk kanë njoftuar për një ceremoni.

Agim Zeka iu bashkua në afatin kalimtar të janarit klubit më të trofeshëm kosovar, teksa para kryeqytetasve ishte pjesë e Dritës për gjashtë muaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme