Sport
Futbollisti Dwamena ndërroi jetë në Shqipëri, vëllai i tij rrëfen emocionet: E shikova duke vdekur në telefon
Demokracia
09:51 | 28 Mars 2024

Share:

Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, futbollisti Raphael Dwamena u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së Superiores së Shqipërisë mes Egnatias dhe Partizanit dhe ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti ambulanca.

Vdekjen e futbollistit vazhdon ta vuaj vëllai i tij, Samuel Dwamena.

Në një intervistë për Blick.ch, Samueli tregon tmerrin që përjetoi sa ishte në vendlindjen e tij dhe kur pa vdekjen e vëllait të tij në telefon.

“Më duhej ta shikoja vëllain tim duke vdekur nga telefoni. Nuk mund ta imagjinoni, e as kuptoni. Vdekja e tij ishte plan i Zotit, ne duhet ta pranojmë këtë.

“Ishte ëndrra ime që një ditë të luaja së bashku me Raphaelin dhe t’i jepja një asistim.

“Ne u takuam një ose dy herë para se ai të shkonte në Europë. Sa herë që ishte në Ganë, më merrte në telefon. Kalonim kohë së bashku, dilnim për të ngrënë ose thjeshtë flisnim”, tregon Samueli

Samueli nuk e ka idenë se ku kanë mbetur paratë që ai fitoi në Europë.

“Ndoshta i ka gruaja e tij, ajo jeton në Ganë, por nuk ka kontaktuar familjen që nga vdekja e Rapahelit”, u shpreh vëllai i Dwamena-s.

28-vjeçari gjatë atij sezoni në Shqipëri kishte zhvilluar 11 ndeshje dhe kishte shënuar nëntë gola dhe një asist, transmeton indeksonline.

Gjatë karrierës kishte luajtur për skuadrat e njohura në Europë, duke përfshi: Levanten, Real Zaragozan dhe Zurichun.

Raphael Dwamena, the footballer who died playing the game he loved - The  Athletic

Të ngjashme