Sport
Futbollisti amator thyen rekordin e Leaos, shënon golin më të shpejtë në histori të futbollit italian
Demokracia
18:00 | 15 Shkurt 2023

Share:

Gioachino Giardina, futbollist i ligës së ulët italian, tërhoqi vëmendjen me një gol fenomenal nga qendra e fushës.

Në fushat e ligave më të ulëta, shpesh shohim lëvizje spektakolare, asistime, gola dhe një i tillë është parë në Itali, kështu që Gioachino Giardina është autor i një prej golave ​​më të shpejtë në historinë e futbollit dhe më i shpejti në Itali.

Sapo arbitri ka sinjalizuar fillimin e ndeshjes, Giardina ka gjuajtur nga qendra e fushës dhe ka mposhtur në mënyrë të pabesueshme portierin kundërshtar.

“E mbyllim këtë ditë historike me një gol të shënuar nga kapiteni Giardini në vetëm 3.81 sekonda, i cili theu të gjitha rekordet italiane për golin më të shpejtë dhe hyri në top 10 më të shpejtë në botë”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Mazarese.

Kujtojmë se rekordin e mëparshëm për golin më të shpejtë në Itali e mbante Rafael Leao. Ai tundi rrjetën e Sassuolo-s pas 6.76 sekondave të lojës, në vitin 2020./Demokracia.com/

Të ngjashme