Sport
Futbollistët grekë priten me fishkëllima në stadiumin “Fadil Vokrri”
Demokracia
20:29 | 05 Qershor 2022

Share:

Futbollistët e Kombëtares së Greqisë kanë zbritur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” para sfidës me Kosovën.

Grekët kanë dalur në fushën e blertë për të kryer ngrohjet e fundit para sfidës që luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Në momentin kur lojtarët filluan të dalin në fushë një nga një në stadium tifozët nisën të fishkëllojnë në drejtim të tyre.

Por fishkëllimat u ndalën në momentin kur panë futbollistët e Kosovës që zbarkuan në fushë para sfidës ndërsa u pritën me ovacione.

Demokracia.com ju sjell pamje drejtpërdrejt nga stadiumi në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme