Kuriozitete
“Fundi i botës është sot”, thonë teoritë konspirative
Demokracia
21:44 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Sipas teorive konspirative, fundi i botës do të ndodhë sot, më 21 Dhjetor 2021. Ky është parashikimi që ka bërë Paul Begley bazuar në kalendarin Maya.

Paul Begley është një pastor që kishte parashikuar fundin e botës më 21 Dhjetor 2020. Kjo nuk ndodhi dhe ai parashikoi sërish fundin e botës në të njëjtën datë, por për vitin 2021.

Konspiracionistët kishin pretenduar se fundi i botës do të ndodhte më 21 Dhjetor 2012, duke u bazuar sërish tek kalendari Maya. Por tani, teoricienët e konspiracionit thonë se data ishte llogaritur gabim. Kështu që sipas tyre, fundi i botës do të ndodhte më 21 Dhjetor 2020.

Kurse tani pretendojnë se fisi Maya kishte shënuar datën gabim dhe thonë se fundi i botës do të ndodhë sot, më 21 Dhjetor 2021.

Të ngjashme