Lajme
FSSHK e shqetësuar me heshtjen e MSH-së, pasi Rama ofroi vaksinat antiCOVID-19 për mjekët e Kosovës
Demokracia
12:23 | 15 Mars 2021

Share:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili gjatë së hënës ka kërkuar nga mjekët e Kosovës që të shkojnë dhe të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës.

FSSHK, ka shprehur shqetësim lidhur me mosreagimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas ofertës së kryeministrit Rama, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, në të cilin thuhet se  nëse nuk ka mundësi dhe gatishmëri ministria e Shëndetësisë për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor, atëherë siç thuhet në njoftim Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin.

“Për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës  deri më tani është duke e neglizhuar ofertën, prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gatishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar, në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Edi Rama fton mjekët e Kosovës të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës

Njoftimi i plotë i FSSHK-së, pa ndërhyrje:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me  mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas  ofertës  së  Kryeministrit të Shqipërisë Zotëri Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla për këtë qështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës  deri më tani është duke e neglizhuar ofertën, prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gadishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar, në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme