Lajme
Edi Rama fton mjekët e Kosovës të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës
Demokracia
09:48 | 15 Mars 2021

Share:

Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave anti-COVID nga kompania AstraZeneca, gjatë ditës së sotme pritet që të vaksinohen të gjithë mësuesit në Shqipëri.

Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë.

Me këtë rast kryeministri Edi Rama i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë.

Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut tek të vaksinuarit.

Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj përsa i takon rasteve të njoftuara për emboli dhe trombozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve europiane si Aifa në Itali. Por Holanda vendosi ndërprerjen e procesit më të deri më 28 mars.

Ndërkohë edhe kryeministri Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin lotëve që disa vende kanë bllokuar./TCH

Të ngjashme