Lajme
FSK vazhdon kërkimin e qytetarit i cili dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë”
Demokracia
11:27 | 28 Janar 2021

Share:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke vazhduar kërkimin e qytetarit i cili dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë”.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra  të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin  e kërkimit  për gjetjen e trupit të  50 vjeçarit i cili është parë të  hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e FSK-së, shkruan Demokracia.com

Lexo edhe:

Ndërpriten përkohësisht kërkimet për personin që dyshohet se u hedh nga Ura e Fshajtë

Kërkimet nga njësitet e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar kështu sot që në orët e hershme të  mëngjesit.

Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar./Demokracia.com

https://www.facebook.com/ZyraeInformimitShPFSK/posts/243104300601598

 

 

Të ngjashme