Lajme
Ndërpriten përkohësisht kërkimet për personin që dyshohet se u hedh nga Ura e Fshajtë
Demokracia
14:45 | 26 Janar 2021

Share:

Dyshohet se gjatë së hënës një person është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, mirëpo hulumtimi i terernit është ndërprerë për shkak të reshjeve atmosferike.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj, për Demokracia.com tha se kërkimet për personin nuk janë ndërprerë, por vëzhgimi i terenit është ndërprerë për shkak të nivelit të ujit që është ngritur në lumë.

Ai po ashtu tha se për vazhdimin e operacionit, do të mbajnë të informuar.

Gjatë së hënës është raportuar se i dyshuari veturën e ka parkuar afër rrugës dhe aty ka lënë një letër.

“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, ka thënë të hënën Gjurkaj./Demokracia

Të ngjashme