Lajme
FSK jep detaje nga operacioni i Kërkim-Shpëtimit që rezultoi me gjetjen e trupit të një personi në Klinë
Demokracia
19:19 | 22 Maj 2022

Share:

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gradës Kombëtare pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K. është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit.

Në njoftim thuhet se sipas procedurave, trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024