Auto&Tech
Franca ua ndalon punonjësve të shtetit TikTok
Demokracia
22:01 | 24 Mars 2023

Share:

Qeveria franceze ndaloi sot instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve argëtuese si rrjeti social “TikTok”, platforma amerikane e transmetimit “Netflix” apo lojën “Candy Crash” për të gjithë nëpunësit civilë.

Këto aplikacione mbartin “rreziqe për sa i përket sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të zyrtarëve publikë dhe administratës”, thanë bashkëpunëtorët e paidentifikuar të ministrit të Administratës Publike, Stanislas Gerini.

Ky ndalim do të zbatohet për telefonat zyrtarë të 2.5 milionë punonjësve në administratën shtetërore, por jo për pajisjet e tyre personale.

“TikTok” është nën sulmin e autoriteteve të disa vendeve për shkak të frikës se të dhënat e përdoruesve nga aplikacioni në pronësi të kompanisë kineze, “Byte Dance” mund të përfundojnë në duart e autoriteteve në Pekin, gjë që mund të dëmtojë interesat e sigurisë perëndimore.

Kur bëhet fjalë për “TikTok”, Franca ndoqi shembullin e SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës, por e shtriu ndalimin në të gjitha aplikacionet argëtuese, pavarësisht se kush i zotëron ato.

Ndryshe, gjatë marrjes në pyetje në Kongresin amerikan, shefi ekzekutiv i TiKTok, Shou Chew u përpoq të jepte përgjigje të nuancuara dhe herë pas here u përpoq të korrigjonte ligjvënësit mbi perceptimet e gabuara për kompaninë dhe mëmën e saj.

Të ngjashme
Auto&Tech • 29 Maj 2024