Lajme
FOTO| Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro
Demokracia
15:44 | 08 Janar 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, të shtunën e kanë kaluar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja “firmato” qindra euro e bashkëshortit të së pares së shtetit.

Çifti Sadriu, siç duket nuk janë marrë me punë të shtetit, pasi që presidentja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur t’iu hipin skijave në Brezovicë, shkruan Demokracia.com.

Sidoqoftë, veshja e Zotëriut të Parë nuk ka sesi të mos marrë vëmendje, pasi që kushton mjaft shtrenjtë. Xhaketa e tij është e blerë në një nga brendet e skijimit më të njohura në botë, Helly Hansen.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, Demokracia.com ka vërejtur se ky brend norvegjez është më i preferuari i skijatorëve profesionalë.

Demokracia.com në faqen zyrtare të këtij brendi ka parë se çmimi mesatar i xhaketave për skijim të kësaj firme sillet në rreth 500 euro. Madje, ka xhaketa që çmimi u varion deri në 800 euro.

As pantallonat e tij të skijimit nuk kushtojnë lirë. Të njëjtit, në faqen e Helly Hansen, kushtojnë rreth 200 euro, ndërsa ka edhe më të shtrenjtë. Rreth 150 euro kushtojnë të firmave më të thjeshta.

Në foto shihet se Zotëriu i Parë është pajisur mirë për t’u hipur skijave, derisa edhe helmeta që e ka të vendosur kushton nga 100 deri në 200 euro.

Por, më së shtrenjti atij i kushtojnë skijat. Nuk dihet nëse i ka marrë me qira në qendrën e skijimit apo jo, por një palë skija të brendit “Head”, kushtojnë mbi 900 dollarë.

Sa u përket këtyre, Demokracia.com ka parë se skijat e së njëjtës firme i ka përdorur edhe legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher.

Ndërkaq, presidentja shihet se në skijim ka veshur një xhaketë më të thjeshtë dhe dorëza të lëkurës.

Por, pantallonat dhe këpucët i ka pothuajse të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj. Nuk dihet nëse çifti i ka blerë këto rroba në të njëjtin vend.

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu në Brezovicë siç duket kanë qenë mysafir të Sasha Ilic, i cili e drejton qendrën e skijimit./Demokracia.com/

Të ngjashme