Lajme
FOTO| Shteti zbarkon n’Gërmi, xhipat e presin ndezur presidenten Osmani
Demokracia
15:17 | 05 Shkurt 2022

Share:

Disa xhipa të zinj, vetura zyrtare, janë parë gjatë ditës së shtunë në parkun e kryeqytetit “Gërmia”.

Demokracia.com ka siguruar disa fotografi, ku mbrojtja e afërt shihen në xhipat e ndezur duke e pritur “shefin” e tyre.

Qytetarët e pranishëm në Gërmi i kanë thënë Demokracia.com se këto vetura janë duke e pritur presidenten Vjosa Osmani.

Ndonëse është protokoll i sigurisë, ajo që vërehet është se veturat në pritje të presidentes Osmani që po proklamohet si kursimtare kanë qenë të ndezura, në këtë kohë kur i gjithë vendi dhe e gjithë Evropa po përballet me rritje të çmimit të naftës.

Kjo vjen vetëm pak ditë pas publikimit të skandalit të madh, ku u pa se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, shumica prej tyre të Lëvizjes Vetëvendosje, marrin me qindra euro duke i arsyetuar si shpenzime të udhëtimeve, raporton Demokracia.com.

Veç kësaj është konfirmuar se disa prej këtyre deputetëve jetojnë në Prishtinë, ndërsa të tjerë nuk posedojnë vetura.

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me këtë skandal, duke thënë se nuk duhet të etiketohen deputetët “veç e veç” dhe si zakonisht, fajin ua ka lënë pushteteve të kaluara. /Demokracia.com/

Të ngjashme