Lajme
FOTO| PS zbulon sot emrin e Presidentit, Rama mbërrin në Kryesi me bllok me vete
Demokracia
17:35 | 03 Qershor 2022

Share:

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryesinë e PS ku po zhvillohet mbledhja për emrin e presidentit.

Partia Socialiste do të publikojë sot emrin e kandidatit të saj për President. Kjo do të ndodhë pas mbledhjes së kryesisë ku PS do të diskutojë një listë me 10 emra për kreun e shtetit. Pritet që të jetë vet Rama, ai i cili do të zbulojë më në fund të përzgjedhurin për pasues të Ilir Metës.

Emri që do të dalë nga Kryesia, më pas do të kërkojë mbështetje me firma, të paktën 20, sicc detyron Kushtetuta.

Për këtë ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ku do të ketë një unfikim i të gjithë deputetëve për vetëm një emër për President, që do ta kalojë për votim në Parlament. Kjo dhe për të mbledhur të gjitha votat e PS-së rreth një emri dhe për të shmangur një dështim të mundshëm edhe të raundit të 4-të.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024