ShowBiz
FOTO| Kida sot feston ditëlindjen, pamje brenda festës së saj
Demokracia
18:03 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Këngëtarja e njohur kosovare, Kida sot ka mbushur 25 vjeç.

Ajo ka publikuar disa pamje nga festa e saj e ditëlindjes me mbishkrimin:

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes, familja ime, miqtë dhe fansat. Ju dua. 25”

Mirëpo, shumë ndjekës e kanë uruar këngëtaren por gjithashtu edhe kolegët e saj nuk i kanë kursyer disa urime të sinqerta dhe të ngrohta.

Më herët, Kida shkruan se asnjëherë nuk do ndalet së bëri punën që ajo do më së shumti, pikërisht këndimin.

Kida shkroi edhe se brohorimat e fansave të saj i kanë dhënë më shumë vullnet për të punuar akoma edhe më shumë.

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar. Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ”, shkroi ajo.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024