Sport
Formacionet zyrtare të derbit shqiptar Tirana – Partizani, startojnë disa lojtarë nga Kosova
Demokracia
18:50 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Tirana dhe Partizani e zhvillojnë sonte derbin e madh të futbollit shqiptar, në kuadër të xhiros së 15-të kampionale në Superiore.

Stadiumi “Air Albana” në Tiranë është arenë e përballjes midis dy rivalëve të përbetuar të kryeqytetit shqiptar.

Në formacionet startuese të dy skuadrave figurojnë edhe disa nga emrat e lojtarëve që kanë prejardhje nga Kosova.

Visar Bekaj e Hasani startojnë te Tirana, kurse Hoti te Partizani.

Mediat shqiptare tanimë kanë publikuar 11-shet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Lulaj, Najdovski, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha.

Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Skuka./Demokracia.com/

Të ngjashme