Sport
Formacionet zyrtare: Man Utd dhe Atletico Madrid përplasen për “biletën” e çerekfinales në Champions
Demokracia
19:49 | 15 Mars 2022

Share:

Manchester United dhe Atletico Madridi sonte e zhvillojnë përballjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Old Trafford” është arenë e përballjes së dytë mes dy skuadrave në fazën e 1/8 së finales, shkruan Demokracia.com.

Rezultati i ballafaqimit të parë ishte i barabartë 1:1, derisa sonte në Ishull do të përcaktohet skuadra tjetër çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Dueli mes gjigantit anglez dhe skuadrës nga kryeqendra e Madridit nis nga ora 21:00.

Pak më shumë se një orë deri në fillimin e sfidës trajnerët kanë vendosur për 11-shet startuese.

FORMACIONET ZYRTARE:

MANCHESTER UNITED: De Gea, Maguire, Ronaldo, Fred, Bruno, Varane, Dalot, Sancho, Alex Telles, Elanga, McTominay.

ATLETICO MADRID: Oblak, Gimenez, De Paul, Koke, Felix, Griezmann, Lodi, Llorente, Saviq, Herrera, Reinildo. /Demokracia.com/

Të ngjashme