Sport
Formacionet zyrtare: Giresse me “artileri” sulmuese ndaj Greqisë
Demokracia
19:27 | 05 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme në Ligën e Kombeve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arenë e përplasjes ndërmjet rivalëve të grupit 2 të Ligës C në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, shkruan Demokracia.com.

Kur kanë mbetur më shumë se një orë deri në fillimin e takimit, trajnerët tanimë kanë vendosur për 11-shet startuese.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka vendosur për një formacion ofensiv ndaj grekëve, duke startuar me Zhegrovën, Zenelin, Rashicën e Muriqin në qendër të sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE:

KOSOVA: Muric, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Loshaj, Fazliji, Zhegrova, Zeneli, Rashica, Muriqi.

GREQIA: Vlachodimos, Tsimikas, Hatzidiakos, Mavropanos, Baldock, Mantalos, Kourbelis, Bakasetas, Liminos, Masouras, Glakoumakis./Demokracia.com/

Të ngjashme