Sport
“Forca” e Vushtrrisë reagon për incidentin në ndeshjen e barazhit kundër Malishevës
Demokracia
12:51 | 30 Maj 2022

Share:

Tifogrupi i Vushtrrisë “Ultras Forca” kanë reaguar në lidhje me incidentin e shkaktuar nga ana e tyre në ndeshjen e barazhit kundër Malishevës.

Në minutën e 76-të të takimit, tifozët e Vushtrrisë “Forca” kanë hedhur në fushë ulëset e stadiumit të përuruar vetëm pak muaj më parë, shkruan Demokracia.com.

Tifozeria vushtrriase me anë të një reagimi në faqen e tyre zyrtare janë distancuar nga gjestet të cilat ata i quajnë të pahijshme.

Ata madje bëjnë të ditur se janë të gatshëm të marrin iniciativë që të riparojnë gjithë dëmin e shkaktuar në stadiumin e Podujevës.

Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):

Pas rastit të së shtunës i cili ndodhi në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, ne si tifogrup distancohemi nga ato gjeste te pahijshme, ku u hodhën në fushë karrika dhe gjësende te tjera, ne do të punojmë fort që këto incidente të mos përsëriten më brenda antarësisë.

Ne si Tifogrup jemi të gatshëm që të marrim iniciativë, që ta riparojmë të gjithë dëmin qe ka ndodhur në stadium.

Për fund e falenderojmë për mikëpritjen dhe gjithë  qytetarët e Podujevës, i vlerësojmë lartë deklaratat e kryetarit dhe trajnerit të KF LLAPIT z, Batatina se gjithçkah ka qene një shpërthim i emocioneve dhe kjo vlenë për disa pseudo portale të cilët mbajnë faqe të futbollit, por kurr në jetën e tyre nuk e kanë marrë mundin që të blejnë bileta dhe ta përcjellin nga afër futbollin e Kosovës, ata nuk kursyen asgjë nga fjalori i tyre për të nxitë reagime negative kundër nesh, me fjalët ndër me fyeset dhe më të rëndat që i gjenin, ndërsa të nesërmit gjersa po vazhdonin të fyenin, në futbollit francez ndodhi një kaos i madh në ndeshjen e barazhit midis Saint-Etienne – Auxerre dhe dhuna që ndodhi atje nuk krahasoheshin me atë çka pamë në Podujevë, por etiketimet që na u dhanë neve nuk ishin të standardit të njejtë me atë çka pamë në Francë./Demokracia.com/

Të ngjashme