Sport
Fonseca dhe Abate në listën e Milanit për të zëvendësuar Piolin
Demokracia
22:39 | 19 Prill 2024

Share:

Paulo Fonseca është shfaqur së fundi si një nga opsionet e Milanit për të zëvendësuar Stefano Piolin, së bashku me Ignazio Abate.

Pas eliminimit nga Roma në Ligën e Evropës, është pak e besuar se italiani do të jetë në krye të “Kuqezinjve”.

Tani, spekulimet po vazhdojnë për trajnerin e ri të Milanit. Antonio Conte dhe Thiago Motta ishin emrat e parë që u përmenden.

Ndërsa, “Calciomercato” sonte raportoi se gjiganti italian po vëzhgon ish-trajnerin e Romës, Fonsencan.

51-vjeçari është trajner i Lille, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.

Një tjetër kandidat për rolin e Milanit është Abate, një ish-lojtar i “Rossonerëve”, që aktualisht është trajner i ekipit të të rinjve Primavera.

Të ngjashme