Sport
Foleja e talenteve, 16 gjigantët e futbollit që kanë dalë nga akademia e Ajax
Demokracia
09:38 | 22 Qershor 2022

Share:

Ajax vijon të jetë në qendër të vëmendjes, me holandezët, të cilët vijojnë të jenë një “supermarket” për Evropën.

Sezonin e fundit “Harkëtarët” triumfuan në kampionat, ndërsa menjëherë humbën trajnerin Erik ten Hag dhe gjithashtu pritet të ketë largime sa i përket disa lojtarëve, të cilët kërkohen me ngulm nga klubet europiane, duke filluar nga braziliani Antony. Gjithashtu “arkat” u mbushën edhe nga transferimi i mbrojtësit maroken Mazraoui drejt Bayern Munich.

Akademia e Ajax-it konsiderohet si një nga më të mirat në futbollin botëror dhe ata kanë prodhuar lojtarë të klasit botëror për shumë kohë.

Por kur e ka zanafillën kjo akademi?

Akademia e njohur u formua më 18 mars 1900, në të njëjtën ditë kur klubi u krijua në Amsterdam, Holandë.

Aftësia e Ajax-it për të zhvilluar dhe “ushqyer” talentet më të mirë të rinj ka qenë forca e tyre më e madhe gjatë 60 viteve të fundit, duke dhënë rezultate  jo vetëm në suksesin e brendshëm të skuadrës, por edhe lavdinë evropiane dhe arkat e klubit.

Më poshtë po iu rëndisim 16 lojtarët që kanë dalë nga kjo akademi dhe kanë “pushtuar” futbollin dhe zemrat e tifozëve, duke filluar me legjendën Cruyff e deri te De Ligt :

  1. Johan Cruyff
  2. Ruud Krol
  3. Piet Keizer
  4. Marco van Basten
  5. Frank Rijkaard
  6. Deniss Bergkamp
  7. Frank de Boer
  8. Edwin van der Sar
  9. Clarence Seedorf
  10. Edgar Davids
  11. Patrick Kluivert
  12. Wesley Sneijder
  13. Rafael van der Vaart
  14. Nigel de Jong
  15. Christian Eriksen
  16. Matthijs de Ligt. /Demokracia.com

Të ngjashme