Sport
Florian Marku tregon kur dalin në shitje biletat për meçin në Tiranë, këto janë çmimet
Demokracia
22:30 | 20 Korrik 2022

Share:

Florian Marku ka njoftuar se të enjten do të dalin në shitje biletat për meçin që do ta zhvillojë në Tiranë.

Bileta më e lirë kushton 17.50 euro, ndërkaq më e shtrenjta 162.90 euro.

“Nesë në orën 10 të mëngjesit dalin biletat në shitje në AL.EBILETA.AL . Siguroni biletat tuaja sa më shpejtë për vendet më të mira. Do jete një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët anë e mban botës”, njoftoi Marku në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com.

Boksieri shqiptar, Florian Marku duelin në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar e zhvillon kundër Miguel Parra Ramirez.

Biletat për këtë takim mund t’i blini në linkun: AL.EBILETA.AL./Demokracia.com/

Të ngjashme